Lifestyle
Film për themeluesin e Playboyit, Leto në rol të Hefnerit
Aktori i njohur Jared Leto do të luajë rolin e Hugh Hefnerit në një film për jetën e themeluesit të revistës Playboy.
Lajmi për një film për Hefnerin vjen vetëm një javë pas vdekjes së 91-vjeçarit.
Regjisor i filmit do të jetë Brett Ratner, sipas “Hollywood Reporter”.
Pas vdekjes së Hefnerit, Ratner kishte shkruar në Instagram se ai “ishte një nga pionierët më të mëdhenj të mediave dhe kulturës në histori dhe që ishte përgjegjës për lëvizjet më të mëdha sociale dhe kulturore të kohës sonë në mbrojtje të fjalës së lirë, të drejtave civile dhe lirisë seksuale”.
Filmi thuhet se është në fazën fillestare të zhvillimit dhe se akoma nuk dihen detajet e tij. Megjithatë, pritet që ky film të mbulojë periudhën kur Hefner huazoi 8 mijë dollarë për të shtypur numrin e parë të Playboyit më 1953 dhe kur langoi revistën me fotografi nudo të Marilyn Monroes, shkruan albinfo.ch.
Leto, që ka marrë rolin kryesor, ka fituar çmimin Oscar më 2013 për rolin në filmin “Dallas Buyers Club”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?











