Kosova
Fillon kontrollimi i moteleve në gjithë Kosovën
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka lëshuar një urdhëresë që obligon Inspektoratin e ministrisë dhe inspektoratet komunale të bëjnë inspektime nëpër motele, duke kontrolluar për mundësinë e mashtrimit të konsumatorit.
Ministri e ka arsyetuar vendimin, duke thënë se po bëhet për t’i mbrojtur konsumatorët.
“Kam urdhëruar Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë që në koordinim të ngushtë me inspektoratet komunale të marrin një aksion për inspektimin dhe verifikimin e të gjitha dokumenteve si dhe higjienës të secilit motel që operon në Republikën e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar që të gjitha shërbimet që ofrohen në Kosovë të kenë cilësi, në mënyrë që të mbrohet konsumatori dhe të eliminohem mundësia për mashtrim. Kjo urdhëresë është në vazhdën e punës që jemi duke e bërë në mbrojtje të konsumatorit dhe për të vendosur rend dhe rregull”, ka thënë ministri Shala.
Në këtë aksion është duke asistuar edhe Policia e Kosovës dhe organet e tjera shtetërore.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










