Kosova
Fillon “Java e Frankofonisë” në Kosovë
“Java e Frankofonisë” në Kosovë, është organizuar nga ambasada e Francës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Kulturës, si dhe përfaqësitë diplomatike
Ka filluar shënimi i “Javës së Frankofonisë” në Kosovë. Me këtë rast, u përmenden sukseset e Kosovës që u përcollën me anëtarësimin e vendit në këtë organizatë frenge, raporton Ekonomia Online.
Albert Prenkaj, drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, tha se Kosova mirëpret “Javën e Frankofonisë”.
“Kosova mirëpret “Javën e Frankofonisë”, kjo nuk do të mund të ishte arritur pa mbështetjen tuaj të fuqishme. Anëtarësimi në Agjensionin e Frankofonis në vitin 2017, hapja e Frankofonisë në 2018-ën, hapja e shkollës franceze, janë suksese të mëdha të Kosovës. Kosova krenohet me statusin pran organizatës së Frankofonisë. Një punë e mirë është dukë u bërë sensibilizimin e të rinjve për mësim e gjuhës frënge. Mësimi i gjuhëve të huaj është një mundësi e mirë, është mësim i ndryshëm kulturor. Gjuha frënge nuk është vetëm e bukur, është edhe një mundësi e mirë”, tha Prenkaj.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabertt, u shpreh i kënaqur që Kosovë zë vend në organizatën e Frankofonisë. Sipas tij, të bashkuar tregojnë për kulturën franceze në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Dua ti them se është nderë të jem në hapjen e Frankokonisë. Këto takime organizohen me partneret tanë prej një kohë të gjatë në bashkëpunim me ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Kulturës, ambasada. Të bashkuar të gjithë drejt Frankofonisë jemi krenarë t’u prezantojmë program të pasur që ka të bëjë me kulturën franceze dhe Frankofoninë në përgjithësi. Kosova ka ndryshuar status që nga viti kaluar është plotësisht normale që për neve Kosova si shtet i pavarur duhet të jetë anëtar i Frankofonisë. Do të këtë poezi franceze rreth një teme rreth bukurisë. Ky vit shënohet me një ngjarje të veçantë që do të nderojë Favët e Frankofonisë. Hapja e një ekspozite franceze do të jetë risi për historinë e Kosovës”, tha Chabertt.
Pjesëmarrjen e Kosovës në Frankofoni edhe përshëndeti edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet.
“Në peizazhin e marrëdhënie ndërkombëtare është kënaqësi që Kosova është pjesëmarrëse”, u shpreh Lebet.
Burbuqe Bakija – Deva nga Ministria e Kulturës, pohoi se përmes programit të kësaj ministrie promovohen aktivitetet për më shumë qasje të të rinjve dhe qytetarëve.
Shefi i Zyrës belge në Kosovë, Jean-Louis Servais, tha se ka shumë vlera ndërmjet anëtarëve të Frankofonisë.
“Fakti që konferenca për hapjen e Frankofonisë tregon rëndësi e pjesëmarrjes së Kosovës. Ka shumë vlera kulturore të llojllojshme. Sigurisht sa i përket autoriteteve institucionale që marrin pjesë dhe i përkrahin Ministria e Punë te Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme”, tha Servais, raporton Ekonomia Online.
E-Diaspora
-
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani Akademikja nga Kosova ndau përvojën dhe njohuritë e saj me studentët e programit DaZ/DaF në një... -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta










