Lajme
Filloi sot në Gjermani testimi i detyruar i udhëtarëve nga zonat e rrezikut
Ndërkohë, në CDU po shprehen kritika lidhur me testet e detyrueshme falas për udhëtarët nga zonat e rrezikut
Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar vetëm në aeroportin e Hanoverit, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Po kështu radhë të gjata janë parë para qendrës së testimeve Johanniter-Unfall-Hilfe (Urgjenca-Ndihma) në mesditë, transmeton albinfo.ch.
Një zëdhënëse ka thënë se në përgjithësi, organizata e saj pret që vetëm sot do të bëhen më shumë se 1000 testime në aeroportin e Hanoverit.
Për shkak të një rritjeje të konsiderueshme të numrit të infeksioneve me koronavirus në Bullgari dhe Rumani, qeveria federale ka bërë zyrtarisht një paralajmërim kundër udhëtimeve turistike në disa rajone të këtyre dy vendeve të BE-së.
Një rregullore përkatëse e provës e lëshuar nga Ministria Federale e Shëndetësisë detyron udhëtarët t`i nënshtrohen testimit nga e shtuna, 8 gusht 2020, transmeton albinfo.ch. Kushdo që nuk pranon të testohet, duhet të presë një gjobë.
Testet mund të bëhen në aeroporte, porte, stacione treni, vendkalime kufitare, zyra të mjekëve dhe qendra testimi.
Përndryshe, udhëtarët mund të paraqesin një rezultat negativ të testit, nga vendi prej të cilit kanë ardhur, rezultat që nuk bën të jetë më i vjetër se 48 orë.
Ndërkohë, në CDU po shprehen kritika lidhur me testet e detyrueshme falas për udhëtarët nga zonat e rrezikut, përcjell albinfo.ch. Kryeministri i Landit Sachsen-Anhalt, Haseloff ka thënë për “Spiegel” se shpenzimet e rreziqeve të vetë-zgjedhura nuk mund t`i mbulojë vazhdimisht shoqëria”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










