Kalendari
Festivali i nacioneve në Volketswill
Në vazhdën e aktiviteteve të SH.K.A „DARDANIA“ tash më të sprovuar dhe me një traditë të gjatë organizative dhe pjesëmarrje në festivale të ndryshme, këtu në Zvicër dhe trevat tona kombëtare, edhe këtë vit si gjithënjë do të merr pjesë në festën e nacioneve në Volketswill të Zürichut më datën 22 dhe 23 shtatorë 2018 nga ora 11: 00, duke u prezentua me këngë e valle të identitetit tonë kombëtar, duke u paraqitë edhe me kulturën dhe traditën e ushqimeve dhe pijeve tona tradicionale të shqipëtarëve.
Pjesëmarrja e komunitetit tonë vetëm sa e zbukuron gjithë këtë festival të organizuar nga qyteti i Volketswillit i cili organizohet çdo dy vite dhe ka karakter prezentimin e vlerave kulturore të të gjitha nacionee që jetojnë dhe veprojnë në pjesën e epërme të kantonit të Cyrihu, andaj edhe pjesëmarrja e kësaj qendre kulturore vetëm sa do ta begatoj si gjithënjë këtë festival, kur dihet edhe përvoja prej 24 vitesh të kësaj shoqërie, e cila po paraqet identitetin tonë edhe para vendasëve, duke ruajt kështu vlerat tona edhe në mërgatë.
Për informata:
Shoqëria Kulturore – Artistike „ Dardania“ Oststrasse 33
8400 Winterthur
Nat: +41 79 672 41 82
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit22 Shtator 2018
- Ora11:00
- Data e përfundimit23 Shtator 2018 - 17:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












