Bota
Fëmijët “heronj” rihapin debatin për shtetësinë italiane

A duhet t’i jepet nënshtetësia italiane brezit të dytë të emigrantëve? Kjo pyetje po dominon përsëri debatin politik në Itali, pas rrëmbimit javën e kaluar të një autobusi plot me fëmijë.
Shoferi i autobusit, me origjinë italiane apo senegaleze, donte t’i vriste të 51 fëmijët për t’u hakmarrë për vdekjet e emigrantëve në Detin Mesdhe.
Por, plani i tij u prish nga dy nxënës, me kombësi marokene dhe egjiptiane, të cilët ia dolën të lajmërojnë policinë.
Të dy nxënësit janë konsideruar si “heronj” dhe tani atyre mund t’u jepet shtetësia italiane si shpërblim.
Por, ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, lider i Legës anti-emigracion, nuk pranoi ta konfirmojë sot një gjë të tillë.
“Ne po i analizojmë çështjet lidhur me dhënien e shtetësisë, gjë që është serioze… ka gjëra qe një ministër duhet t’i shqyrtojë me kujdes”, u tha Salvini gazetarëve.
Partia Demokrate ne opozitë, që u përpoq, por nuk arriti t’i miratojë reformat mbi këtë çështje kur ishte në pushtet, ka përtërirë thirrjet për ta bërë më të lehtë për të gjithë fëmijët e lindur në Itali nga familje emigrante që të marrin pasaportën italiane.
”Kjo çështje nuk është në rendin e ditës së qeverisë”, theksoi Salvini, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Udhëqeqësi i Legës gjithashtu tha se do të takojë Ramy Shehatën, një prej dy heronjve dhe familjen e tij egjiptiane, pasi e kishte kritikuar djalin se kishte folur pro shtetësisë italiane për të gjithë fëmijët e emigrantëve.
Ndërkaq, të 51 fëmijët që i mbijetuan rrëmbimit të autobusit në 20 mars zhvilluan një takim në shkollën e tyre në Krema, një qytet rreth 50 kilometra në juglindje të Milanos, së bashku me oficerët e policisë, të cilët kishin ardhur për t’i shpëtuar.
E-Diaspora
-
Hobi i veçantë i Egzonit që po mirëpritet në rrjetet sociale Egzoni (29) nga Aargau jeton me distrofi muskulare – një sëmundje që vazhdimisht i dobëson muskujt....
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Turizmi austriak po rimëkëmbet pas pandemisë Pesë vjet pasi pandemia e Covid solli ndalesë në industrinë e turizmit të Austrisë, udhëtimet jo...
-
Austri: Dështimi i bisedimeve të koalicionit do të sjellë lehtësim për të huajt dhe punëtorët
-
Austri: Çka dihet për sulmin me thikë që la një të mitur të vdekur?
-
Austri: Një milion shishe dhe kanaçe u kthyen sipas skemës së re Pfand
-
Sulm brutal në Austri: Një sirian godet me thikë kalimtarët, mbetet i vdekur një 14 vjeçar