Kosova
Fëmijët e riatdhesuar presin të nisin shkollën në shtator
Vitin shkollor 2019/2020 nga e hëna do ta nisin edhe fëmijët e kthyer nga Siria në muajin prill të këtij viti nga autoritetet kosovare.
Ata tashmë janë regjistruar në shkollat, ku do të vijojnë mësimin, njofton Klan Kosova.
Institucionet thonë se fëmijët do të mësojnë ndaras në dy grupe, ata të cilët do të shkojnë në parashkollorë dhe të tjerët nëpër kopshte.
Sipas familjarëve të të rikthyerve, fëmijët janë bërë gati për të nisur shkollën dhe se u janë dhënë të gjitha mjetet shkollore, raporton KK, përcjell Albinfo.ch.
Edhe Fehmie Bytyçi ka treguar për fëmijët e klientes së tij.
“Jam e informuar se i kanë pajisur me çanta shkollore, libra, lapsa”, tha Bytyçi.
Vehbi Mujku, njohës i çështjeve sociale ka thënë se planifikimi për fëmijët dhe shkollimin e tyre nuk është bërë në mënyrën e duhur.
Sipas tij komunikimi mes fëmijëve të rikthyer dhe palës tjetër do mund të jetë njëra nga problematikat.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











