Lajme
FDP kritikon Qeverinë: Gjermanisë i duhet më shumë migracion nga Ballkani
"Rregullorja e Ballkanit Perëndimor na ka siguruar për vite një fuqi punëtore shumë të nevojshme," ka thënë për gazetën "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung" zëdhënësi i politikës sociale i Grupit parlamentar të FDP, Pascal Kober
Opozita në Bundestag kritikon planet që Ministri i Punës Hubertus Heil (SPD) ka shpallur për të trajtuar emigracionin e punëtorëve nga vendet e ish Jugosllavisë dhe Shqipëria. Këto plane janë më kufizuese se që ishin më parë, shkruan agjencia e lajmeve dts.
“Rregullorja e Ballkanit Perëndimor na ka siguruar për vite një fuqi punëtore shumë të nevojshme,” ka thënë për gazetën “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” zëdhënësi i politikës sociale i Grupit parlamentar të FDP, Pascal Kober, transmeton albinfo.ch.
Planet e Heil për të zgjatur me vetëm tre vjet (deri në vitin 2023) modelin, i cili kohët e fundit ishte i kufizuar në pesë vjet, dhe për ta kufizuar atë në 25.000 të ardhur të rinj në vit, përbëjnë “një grusht të rëndë për degët si përkujdesja shëndetësore, ndërtimi dhe hotelieria, veçanërisht në kohën e koronavirusit”, ka theksuar Kober.
Rregullorja për Ballkanin Perëndimor, siç dihet, qe miratuar gjatë kohës së krizës së refugjatëve në vitin 2015, në përpjekje për të kufizuar numrin e azilkërkuesve nga vendet si Serbia, Bosnja, Kosova apo Shqipëria. Në të njëjtën kohë ajo duhej të hapte mundësinë e migracionit legal të punës, transmeton albinfo.ch.
Sekretarja e Përgjithshme e FDP, Linda Teuteberg, e cila është gjithashtu zëdhënëse e politikës së migracionit për grupin e saj parlamentar, ka tërhequr po ashtu vërejtjen në këtë pikë.
“Rregullorja Botërore e Ballkanit është një “model i suksesit”. Ajo merr parasysh “nevojën që e drejta e azilit tu jepet atyre që me të vërtetë kanë nevojë për mbrojtje”.
Nga përfituesit e rregullores, 44 për qind kanë punuar kohët e fundit në industrinë e ndërtimit, 13 për qind në gastronomi dhe njëmbëdhjetë për qind në sferën shëndetësore dhe sociale. Vetëm një për qind prej tyre ka qenë e papunë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













