Futboll
FC Albania Zürich feston 15-vjetorin e themelimit
Jubileu do të organizohet pas ndeshjes së kampionatit ndërmjet FC Albania Zürich dhe FC Kosova 2, e cila do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00 në Katzenbach, Platz 1 në Zürich
FC Albania Zürich do të shënojë 15-vjetorin e themelimit të klubit me një aktivitet festiv që do të mbahet të dielën, më 21 qershor 2026, në Zürich.
Jubileu do të organizohet pas ndeshjes së kampionatit ndërmjet FC Albania Zürich dhe FC Kosova 2, e cila do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00 në Katzenbach, Platz 1 në Zürich.
Pas ndeshjes, klubi do të organizojë një fest me pjesëmarrjen e lojtarëve, anëtarëve, sponsorëve, miqve të klubit dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, FC Albania Zürich ka ftuar edhe përfaqësues të ambasadave dhe konsullatave shqiptare e kosovare për të qenë pjesë e kësaj dite sportive dhe festive.
Klubi shpreson që ky jubile të shërbejë si një mundësi për të kujtuar rrugëtimin 15-vjeçar, sukseset sportive dhe kontributin e FC Albania Zürich në promovimin e futbollit dhe komunitetit shqiptar në Zvicër.
FC Albania Zürich – FC Kosova 2
E diel, 21.06.2026, ora 10:00
Katzenbach, Platz 1, Zürich
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













