Integrimi
Fatmirja me katër djemtë e saj kthehet vullnetarisht në Kosovë
Duke u paraqitur vullnetarisht për t`u kthyer në Kosovë, Fatmire D., nëna e katër fëmijëve i ka ikur kthimit të detyruar nga Gjemania. Me këtë, e veja 41 vjeçare ka siguruar po ashtu lehtësimin e ardhjes së sërishme në Gjermani
Fatmire D. me katër djemtë e saj është kthyer të premten në Kosovë duke e braktisur vullnetarisht Gjermaninë.
Sipas avokatit të kësaj familjeje Dr. Bernd Söhnlein, Fatmirja me katër djemtë e saj nga 2 deri 9 vjeçarë, është transportuar të premten për në Aeroportin e Munihut, prej nga do të fluturonte për në Prishtinë, transmeton albinfo.ch. Këtë e ka konfirmuar edhe policia gjermane.
Ndërsa nënkryetarja e autoritetit për të huaj Jutta Hofbeck ka thënë se në rast se nuk do të udhëtonte tash kështu, Fatmires dhe fëmijëve të saj do t`u ndalohej hyrja e sërishme në Gjermani si dhe do të detyrohej të paguante shpenzimet e udhëtimit. Me veprimin e saj të fundit familja siguron mundësinë që sërish të shkojë në Gjermani dhe eventualisht të qëndrojë atje, përcjell albinfo.ch. Këtë mund ta bëjë duke pasur një bazë për qëndrim, i cili është, lidhja e marrëdhënies së punës ose e martesës.
Bashkëshorti i Fatmires ose babai i fëmijëve kishte vdekur para dy vitesh, pak para se familja të udhëtonte për në Gjermani. Kërkesa për azil e gruas me katër fëmijë nuk pati sukses ashtu si dhe as ankesa kundër dëbimit.
Po ashtu as komisioni për peticione i Parlamentit të Bavarisë si dhe komisioni për raste të rënda nuk kanë mundur të ndihmonin familjen, përkundër faktit se ajo është integruar shumë mirë në Neumarkt.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









