Integrimi
Farmacistja gjermane mbledh ndihma për Benetin e plagosur
Birgit Lauterbach, pasi ka hapur një xhirollogari, u ka shkruar të njohurve dhe kolegëve të saj me kërkesën për t`iu bashkuar aksionit. Vetë Birgit do të dhurojë mbi 1000 euro, ka thënë ajo
Njëri ndër të plagosurit rëndë në atentatin e Munihut që ndodhi më 22 korrik ka qenë edhe shqiptari 13 vjeçar nga Kosova Lindore, Benet A. I goditur nga plumbat, ai ka marrë plagë të rënda dhe ka qëndruar në gjendje kome për disa ditë. Jeta i është shpëtuar falë një operacioni emergjent, shkruan “Münchener Abendzeitung”.
Ndërkohë, trajtimi mjekësor që i nevojitet atij kushton shumë dhe nuk mbulohet nga sigurimi. Për t`i dalë në ndihmë Benetit, pronarja e farmacisë e cila është edhe punëdhënëse e babait të Benetit, Birgit Lauterbach ka iniciuar një aksion për grumbullimin e ndihmave financiare, përcjell albinfo.ch. Ajo, pasi ka hapur një xhirollogari, u ka shkruar të njohurve dhe kolegëve të saj me kërkesën për t`iu bashkuar aksionit.
Vetë Birgit do të dhurojë mbi 1000 euro, ka thënë ajo për gazetën. Farmacistja thotë se jehona e këtij apeli ka qenë e hatashme. “Për përkujdesjen pas operacionit tashmë janë siguruar mjaft para”, ka shtuar farmacistja për gazetën tjetër, “Süddeutsche Zeitung”.
Beneti fizikisht tashmë ndjehet mirë por është shumë i pikëlluar pasi që në sulmin e 22 korrikut kanë humbur jetën dy shokë të tij të ngushtë, thotë zonja Lauterbach.
Me paratë dhuruara, ka thënë ajo, do të mbulohen për shembull faturat e protezave të dhëmbëve të Benetit. Ai ka humbur shumë dhëmbë nga plumbat me të cilët është qëlluar, transmeton albonfo.ch. Po ashtu do të sigurohet përkujdesja për dy vëllezërit e vegjël të të plagosurit pasi që e ëma është shumë e angazhuar për të shoqëruar Benetin nëpër mjekë.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











