Kosova
Familjet e tre viktimave në Bllacë kërkojnë dëshmitarë për zbardhjen e aksidentit
Familjet e tre viktimave të aksidentit të rëndë që ndodhi pranë pikës kufitare Bllacë, në Maqedoninë e Veriut, kanë bërë apel publik për ndihmë nga qytetarët që mund të kenë informacione lidhur me ngjarjen.
Në aksidentin e datës 18 korrik 2026 humbën jetën Fatmire Shabani, Ejup Ternava dhe Cennet Ternava. Familjarët e tyre kanë kërkuar që çdo person që ka qenë dëshmitar i aksidentit, ka parë diçka të dyshimtë para përplasjes, apo ka kaluar në atë zonë gjatë datave 16, 17 dhe 18 korrik, të kontaktojë dhe të ndajë çdo detaj që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sipas familjarëve, edhe informacioni më i vogël mund të jetë i rëndësishëm për të kuptuar më qartë se si ka ndodhur aksidenti dhe për të ndihmuar në hetimin e rastit.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











