Kosova
Fabrika e njohur gjermane po hap filialin e prodhimit në Kosovë
Një prej investimeve më të mëdha gjermane në Kosovë, në sektorin e prodhimit
Po afrohet hapja e fabrikës së MUNDA-s, që do të prodhojë nga Kosova për sektorin gjerman të automjeteve, përcjell albinfo.ch.
Prodhuesi gjerman MUNDA është anëtari më i ri i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Pas më shumë se dy vjetësh nga kontakti i parë me Kosovën, nëpërmjet Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, gjithçka po shkon në drejtim të duhur për hapjen e një prej investimeve më të mëdha gjermane në Kosovë në sektorin e prodhimit.
MUNDA joint-venture e kompanive Aunde dhe Mentor, do të prodhojë pjesë nga sistemet e ndriçimit të tekstilit për industrinë e automobilave. Prodhimi pritet të hapet në vitin 2024.
Gjermania vazhdon të mbetet investitori më i madh në Kosovë, me rreth 587 milionë euro investime të huaja direkte nga Gjermania në Kosovë, vetëm për periudhën Janar 2018 – Prill 2023.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz













