Kosova

Fabrika e njohur gjermane hap filialin në Kosovë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare. Ka njoftuar se prodhuesi gjerman Munda po e hap fabrikën në Kosovë ku do të prodhohet nga Kosova për sektorin gjerman të automjeteve.

“Pas më shumë se dy vjetësh nga kontakti i parë me Kosovën, nëpërmjet Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, gjithçka po shkon në drejtim të duhur për hapjen e një prej investimeve më të mëdha gjermane në Kosovë, në sektorin e prodhimit. MUNDA joint-venture e kompanive Aunde dhe Mentor, do të prodhojë pjesë sistemet e ndriçimit të tekstilit për industrinë e automobilave. Prodhimi pritet të hapet në vitin 2024”, thuhet në njoftimin e Odës gjermane.

Gjermania vazhdon të mbetet investitori më i madh në Kosovë, me rreth 587 milionë euro investime të huaja direkte nga Gjermania në Kosovë, vetëm për periudhën Janar 2018 – Prill 2023.