Kosova
“FAB” në Kosovë për të eksploruar mundësitë ekonomike të vendit
Klubi i biznesit France-Albanie-Business po viziton Kosovën për herë të parë për të eksploruar mundësitë ekonomike të vendit.
Ata do të organizojnë një simpozium ekonomik ditën e premte, më 22 mars, në orën 11 në hotel “Sirius” në Prishtinë.
Ky forum i lejon anëtarët e FAB të lidhen me ekonominë lokale dhe të kuptojnë më mirë mjedisin e biznesit dhe më gjerë, si dhe klimën e biznesit, përcjell albinfo.ch.
Nga diskutimet do të identifikohen mundësitë potenciale të zhvillimit të biznesit në vend.
Klubi i biznesit France-Albanie-Business (FAB) është një organizatë joqeveritare që mbledh biznesmenë shqiptarë dhe francezë. Me bazë në Lyon (Francë), FAB synon të promovojë dhe të zhvillojë lidhje ekonomike dhe kulturore mes Francës dhe vendeve të shqipfolëse, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me Bashkimin Evropian nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), Kosova ka asete të rëndësishme që mund t’u interesojnë kompanive franceze: një sistem financiar dhe bankar i qëndrueshëm, euro si monedhë e përbashkët, një harmonizim progresiv i legjislacionit ligjor, fiskal dhe social mbi standardet e BE-së, një popullsi të re, të arsimuar dhe shumëgjuhësore (70% e atyre nën 35 vjeç), një kornizë ligjore që garanton trajtim të barabartë të investitorëve vendas dhe investitorëve të huaj.
Agjenda e detajuar
11: 00-11: 30 – Hapja dhe fjalime hyrëse nga:
➢ Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë
➢ Shkëlqesia e tij, z. Didier Chabert, ambasador francez në Kosovë
➢ Znj. Florence Dobelle, Shefe e Shërbimit Ekonomik Rajonal të Ballkanit të Danubit – Ministria franceze e Punëve të Jashtme
➢ Z. Denis di Leonardo, themelues i Shoqatës së Bizneseve Franceze Albaneze (FAB)
Moderatori z. Gasmen Toska, kryetar i FAB-it
11: 30-13: 00 – Tryeza e rrumbullakët: Pse dhe si të investoni në Kosovë?
5 minuta fjalime hyrëse të ndjekura nga shkëmbime me:
➢ Z. Berat Rukiqi, Kryetar i Odës Ekonomike në Kosovë: Sfidat kryesore për zhvillimin e biznesit në Kosovë
➢ Z. Vadim Deleu, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë: Iniciativa Evropiane për të përmirësuar klimën e biznesit në Kosovë
➢ Znj. Violeta Haxhillazi, Mazars Kosova: Kuadri fiskal dhe stimujt e taksave në Kosovë
➢ Z. Kreshnik Thaçi, Agjencia Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA): Korniza Ligjore dhe Nxitjet për Investitorët e Huaj.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit11 Mars 2019
- Ora13:00
- Data e përfundimit11 Mars 2019 - 13:00
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













