Portrete të firmave
FA-tech As Immo SA – aty ku planifikohet e ndërtohet me standarde
Kjo kompani merret me ndërtimin e objekteve të reja, renovimin dhe realizimin në tërësi, duke filluar nga analiza, projektimi, prodhimi dhe përfundimi i projekteve sipas dëshirave dhe kërkesave të klientëve
Faton Bytyqi dhe Avni Smajli lidhjen e tyre të ngushtë shoqërore e shndërruan në partneritet pune. Pas shumë vitesh pune në sektorin e ndërtimtarisë, duke punuar ndarazi, z.Smajli dhe z.Bytyqi i bashkuan forcat për të krijuar diçka të re, nisur nga idetë dhe qëllimet që i kishin të njëjta.
Janë bërë 8 vite qëkur është nisur e gjithë ndërmarrja e cila tashmë funksionon shumë mirë dhe zotëron të gjitha strukturat e nevojshme për të qenë një kompani serioze dhe me projekte të përfunduara në mënyrën më profesionale, nga pika zero deri tek blerësi. Kompania FA-Tech AS Immo SA shquhet për seriozitet dhe reagim të shpejtë në territorin frankofon të Zvicrës.
E specializuar në konstruksion të përgjithshëm në sektorin e metalurgjisë dhe në bashkëpunim nënkontraktues, kjo kompani merret me ndërtimin e objekteve të reja, renovimin dhe realizimin në tërësi, duke filluar nga analiza, projektimi, prodhimi dhe përfundimi i projekteve sipas dëshirave dhe kërkesave të klientëve.
z.Smajli dhe z.Bytyqi janë zgjeruar edhe më shumë në lëmin e patundshmërive me ndërmarrjen tjetër të tyre ABF immobilier SA nga e cila bëhen blerja, investimi dhe shitja e projekteve.
Duke parë kërkesat e tregut zviceran, Avni Smajli dhe Faton Bytyqi janë po ashtu aksionarë të fabrikës New generation group në Kosovë, në të cilën bëhet prodhimi i shtëpive të parafabrikuara.
Planprojekti për këto shtëpi (druri) bëhet në Zvicër, në bashkëpunim me Slloveninë dhe me material nga Austria, ato realizohen në Kosovë ndërsa montohen në Zvicër. Kualiteti, shpejtësia e realizimit si dhe mjeshtëria në detaje e karakterizojnë punën e këtyre kompanive.
Sipas udhëheqësve gjithçka fillon nga studimi i terrenit të përshtatshëm për ndërtim, krijimi i planprojektit dhe gjetja e mundësive më të mira për blerjen e tokave.
Ata gjithashtu theksojnë që struktura dhe sistemi kanë bërë që kjo kompani të gjejë oportunitete të favorshme për ta, për ndërtime dhe shitje. Ligji, të drejtat e punëtorëve dhe i gjithë sistemi zviceran e bën më të lehtë aktivitetin e tyre në këtë sektor.
Ndërsa një ndër sfidat fillestare të ndërmarrjeve të tilla thuhet që është ajo e besueshmërisë. Një sfidë e vazhdueshme për të cilën duhet punuar vazhdimisht për ta shoqëruar blerësin nëpër hapa të ndryshëm gjatë realizimit të projekteve sipas ëndrrave të tyre. Ky virtyt është një ndër shtyllat kryesore të kompanisë FA-Tech As Immo SA dhe ndërmarrjeve të tjera që rrjedhin nga kjo sepse puna profesionale dhe korrektësia e kanë bërë një ndër firmat konkurrente në treg e padyshim edhe të suksesshme në këtë veprimtari.
Synimet e pronarëve të këtyre kompanive janë të qarta. Ata punojnë çdo ditë në projektimin dhe zhvillimin e kompanive Fa-Tech As Immo SA dhe ABF immobilier SA me metoda dhe kushte evropiane. Stafi i përbërë nga 28 punëtorë menaxhohet lehtësisht nga se detyrat e secilit janë të caktuara paraprakisht si dhe profesionalizmi është pika e parë në çdo kontratë pune.
Nga shumë projekte tashmë të përfunduara, Avni Smajli thekson projektin e fundit në Lucens ku dëshmohet që është menduar dhe ndërtuar në çdo detaj. Çdo projekt i ndërtuar nga ekipi i FA-tech As immo SA garanton qëndrueshmëri dhe rehati për ata që vendosin t`ua besojnë blerjen e vendit ideal për banim apo biznes.
Kjo kompani e konstruksionit gjithashtu është e hapur për bashkëpunim me firma të cilat kanë të njëjtat objektiva sa i përket cilësisë dhe zhvillimit të ideve mbi arkitekturën nga themeli i një objekti deri tek qenia gati për qëndrim, banim etj.
Qëllimi i kompanisë mbetet fitimi i besueshmërisë së klientëve e po ashtu rrjetëzimi i duhur për projektet e ardhshme. FA-Tech AS immo SA dhe ABF immobiler SA është adresë e sigurt për blerësit potencial që janë në kërkim të objekti të ndërtuar në mënyrë të përsosur për një jetë të sigurt sa i përket banimit.
Me gjithë përgjegjësinë që mbajnë, pronarët e këtyre ndërmarrjeve sigurojnë poashtu marrveshje adekuate për klientët, kështu duke i kursyer atyre kohë, para dhe duke u ofruar mundësitë më të mira të tregut.
Zyrat e tyre i gjeni në Chemin de Bérée 18A, në Lozanë.
Projekti shembull i kompanisë, në Lucens
Nga shumë projekte tashmë të përfunduara, Avni Smajli thekson projektin e fundit në Lucens ku dëshmohet që është menduar dhe ndërtuar në çdo detaj. Çdo projekt i ndërtuar nga ekipi i FA-tech As immo SA garanton qëndrueshmëri dhe rehati për ata që vendosin t`ua besojnë blerjen e vendit ideal për banim apo biznes.
/shkrim i spozorizuar/
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë "Është e dhimbshme të shohësh mijëra zarfe që nuk hapen dhe nuk arrijnë fare në Kosovë... -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë” -
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës -
Shkollat Shqipe në Bavari festojnë me krenari 28 Nëntorin në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti













