Lajme
Evropës nuk i përshtatet ta ketë armik Kinën
Kina e ka kaluar vitin 2020 duke humbur miq. Por, Brukseli nuk është në gjendje të bëjë një armik të superfuqishëm si Kina.
Ky vit e ka lënë Bashkimin Evropian shumë të hutuar se çfarë të bëjë për Kinën.
Në fillim të vitit, të dy palët shpresuan të zyrtarizonin partneritetin e tyre ekonomik dhe strategjik në një samit historik në Leipzig, të organizuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, duke shënuar një përparim historik në marrëdhëniet Kinë-BE, shkruan “CNN”.
Pandemia Covid-19 ka kushtëzuar që në vend të një mirëpritje në tapetin e kuq nga Gjermania, 26 vendet e tjera anëtare të BE-së dhe figurat kryesore të Brukselit, Presidenti kinez Xi Jinping do të duhet të mbajnë një konferencë online me Merkel dhe Presidentët e Komisionit dhe Këshillit të BE-së.
Shumica e vëzhguesve afatgjatë të marrëdhënieve BE-Kinë pajtohen që 2020 ka qenë paksa një katastrofë në këtë sferë.
Nuk ka qenë vetëm trajtimi fillestar i dobët i Kinës për një pandemi që filloi në kufijtë e saj që kanë dëmtuar lidhjet; Politikanët më të vjetër të Evropës janë detyruar të “mendojnë me kujdes se çfarë lloj aktori gjeopolitik po përpiqet të bëhet”, tha një burim i BE.
“Sipas këndvështrimit tonë, Kina ka përdorur vëmendjen në botë tek virusi për të përshpejtuar objektivat e saj në vende si Hong Kong me ligjin e sigurisë, goditjen e saj ndaj Ujgurëve dhe provokimin ndërkombëtar,” tha burimi.
Shqetësimi mbi sjelljen e Kinës dhe sa partner i besueshëm mund të jetë për Evropën nuk ndihet vetëm në nivelin e Brukselit.
“2020ta patjetër ka çuar që vendet anëtare ta gjejnë Kinën më të papajtueshme”, tha një diplomat evropian i cili ka punuar në marrëdhëniet me Kinën gjatë vitit të kaluar.
Pikëpamja jonë është se Kina është më pak e interesuar në zhvillimin e një partneriteti vërtet të barabartë me Evropën sesa është duke u përpjekur të zëvendësojë demokracinë perëndimore me sistemin e saj politik, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë














