Lajme
Evropa nis planet e pushimeve, sinjalizohet rihapja nga maji
Mediat e Evropës veriore gëzonin sot duke njoftuar se sistemi i “pasaportave të vaksinës” po rikthehet në funksion për sezonin e pushimeve që nis prej majit.
Lajmi vjen pasi Greqia njoftoi planet për rihapjen për pushuesit prej mesit të majit, ndërsa Qipro tha se mirëpret evropianët e vaksinuar prej 1 majit.
Ministri i Turizmit të Spanjës, Reyes Maroto, tha: “Ne do të vendosim të parët në funksion sistemin e pasaportave dixhitale që prej panairit të turizmit FITUR që nis më 19 maj”, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Mediat angleze thonin se qytetarët atje mund të shkojnë lirisht në Spanjë nëse kanë bërë vaksinën, si dhe nga vende të tjera të cilat nuk janë përfshirë në listat e kuqe ndërkombëtare të rrezikut të Covid-19.
Liderët e BE-së po punojnë për certifikatat e vaksinës me qëllim rinisjen e industrisë turistike në bllok.
Dje ministri grek i Turizmit, Harry Theocharis, tha se vendi do të hapet prej 14 majit për turistët ndërkombëtarë të cilët janë të vaksinuar, kanë antitrupa ose kanë një provë testi negativ Covid.
Duke folur në panairin tregtar ITB në Berlin Theocharis tha: “Ambicja jonë e vetme është të lejojmë të gjitha ta që dëshirojnë të vizitojnë vendin tonë”, por shtoi se pushuesit do të jenë objekt testesh koronavirusi kur kjo të kërkohet nga autoritetet.
Ministri i Turizmi të Qipros, Savvas Perdios, tha dje: “Kemi informuar Britaninë se prej 1 majit do të lehtësojnë ardhjen e turistëve britanikë që janë vaksinuar, pa pasur nevojë testi negativ apo karantine”.
Qiprioti shtoi se të vaksinuarit duhet ta kenë bërë këtë vetëm me vaksina të aprovuara nga agjencia mjekësore evropiane EMA.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar planet e “pass-it të gjelbër dixhital” që do të nisë prej këtij muaji për rinisjen e udhëtimeve të turizmit dhe biznesit në kontinent.
Pass-i do të jetë i ngjashëm me versionin e lëshuar në Izrael dhe u lejon njerëzve të provojnë se janë vaksinuar apo kanë rezultuar negativë në testin për Covid-19.
Qeveria britanike tha muajin e kaluar se udhëtimet me jashtë për pushime do të nisin jo më herët se 17 maji.
Ndërsa Izraeli ka lëshuar kartat e gjelbra të koronavirusit, që u lejojnë njerëzve të përdorin ambjente si restorante, palestra apo vende defrimi pasi janë vaksinuar.
Një ‘pass’ i tillë kërkohet edhe nga vende të varura prej turizmit, si Greqia, për të shërbyer si pasaportë që u eviton njerëzve testimet apo mbajtjen e karantinës.
Vende si Franca e Gjermania janë ankuar se kjo do të krijojë një shoqëri të ndarë në dy klasa, ku ata që nuk kanë marrë ende injeksionin, jetojnë nën kufizime të padrejta.
Ministrja e Jashtme belge, Sophie Wilmes, përsëriti dje këto shqetësime, duke thënë se “parimi i mosdiskriminimit është më i rëndësishëm, pasi vaksinimi nuk është i detyrueshëm, madje edhe aksesi ndaj vaksinës nuk është ende plotësisht i përgjithësuar”.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












