Shkurt.ch
Evropa me temperatura rekord nën zero
Ftohtë është edhe në Zvicër. Minus 8 gradë kanë shënuar temperaturat në Schaffhausen, minus 7 në Bazel, ndërsa në ditët në vijim, termometri duhet të bie edhe dy gradë në minus, paralajmërojnë metereologët.
Ndërkohë, viktimat e të ftohtit Arktik në Evropë kanë mbërritur në 110, gati gjysma e të cilëve vetëm në Ukrainë, ku 43 vdekjet janë shënuar brenda 5 ditëve.
Ish-Republika Sovjetike po përjeton dimrin më të ashpër prej vitesh. Gjate natës temperaturat kanë zbritur në minus 33 gradë celsius dhe qindra tenda me ngrohje jane ngritur për të pastrehët.
Temperaturat rekord nën zero në disa pjesë te Evropës Lindore kanë detyruar gjigantin rus te naftës “Gazprom” të paralajmëronte furnizimin e kontinentit të vjetër me gaz.
Burime pranë kompanisë qe siguron 25% të gazit të importuar evropian, thonë se kanë me shumë kërkesa nga sa munden praktikisht të realizojnë, transmeton Top Channel.
Evropa ka shijuar një mot relativisht të bute deri fundjavën e kaluar, por një mase të ftohti siberian, e shoqëruar me erëra te acarta dhe bore, i dha fund këtyre ditëve.
Rrjeti i gatishmërisë për motin, Meteo-Alarm, paralajmëron për kushte të rrezikshme në disa pjesë te Evropës Lindore, përfshire Serbinë, ku një person i katërt humbi jetën gjate natës nga ngricat.
Forcat e sigurisë aty dhe në Bosnjë fqinje kane përdorur helikopterët për të dërguar ndihma ushqimore në zonat e izoluara nga bora.
Reshjet e dendura te kësaj të fundit kanë prekur edhe jetën e përditshme të banoreve në disa qytete të Turqisë, ku kishte kaos të trafikut dhe bllokim te rrugësh.
Shume fluturime janë anuluar apo kane janë shënuar vonesa në aeroportin e Stambollit. Termometri ka shënuar nivelin rekord te -30 gradëve celsius ne Bullgari, ku sipas të përditshmes vendase “Trud”, në kryeqytetin Sofje kanë ngrirë deri dhe bankomatët.
8 vete kane vdekur nga i ftohti në Sofje dhe 14 te tjerë ne Rumani. Temperatura nen zero e ngrica kane shënuar edhe Polonia, Hungaria Sllovenia, Belgjika e Holanda.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













