Shkurt.ch
Europol: Arrestohen 75 pedofilë për shkak të pornografisë me fëmijë
Në aksionin e Europolit, të kryer në 28 vende të Evropës, 75 persona janë arrestuar për shpërndarje të pornografisë së fëmijëve në internet, derisa hetimi është kryer në 207 raste në gjithë Evropën.
“Operacioni Dawn” filloi pasi Europol ka marrë informacione nga policia zvicerane, e cila vitin e kaluar ka zbuluar një rrjet kriminal që shfrytëzonte seksualisht të miturit, tha zëdhënësja e Europolit, Claire Georges, përcjellalbinfo.ch.
Hetimi zgjati më shumë se një vit, në bazë të informatave nga policia zvicerane, duke çuar në zbulimin e dosjeve dhe për të dërguar 611 njerëz të shërbimeve të sigurisë në 26 shtetet anëtare të BE-së.
Këto paketa përmbajnë informacion të detajuar rreth të dyshuarve, si ndër të tjera, IP adresat e kompjuterëve të tyre dhe, në shumë raste, të dyshuarit kanë përdorur të dhëna të koduara për të fshehur identitetin e tyre.
George ka thënë se viktimat ishin të moshave të ndryshme, por ka një trend shqetësues dhe një rritje për abuzimin seksual të fëmijëve nën 18 muaj.
„Hetimi ende po vazhdon dhe ne mund të presim më shumë arrestime“, shtoi ajo.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










