Kosova
Eurodeputeti Mandl i përgatit befasi ambasadorit kosovar në Austri
“Gënjeshtra e bardhë” e Lukas Mandl dhe Arbër Markut për Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Austri, Sami Ukellin
Që nga koha kur u bë e ditur se Ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli do ta përfundojë mandatin e tij diplomatik në Austri, eurodeputeti austriak, njëherësh kryetar i shoqatës „Miqësia Austri – Kosovë“, Lukas Mandl së bashku me sekretarin e kësaj shoqate, Arbër Markun kishin menduar t`ia bënin atij një befasi. Siç pati raportuar fillimisht albinfo.ch, Z. Ukelli, së shpejti do të zhvendoset për të vazhduar punën si ambasador në Zvicër.
Amabsadori, i shtangur nga befasia që i përgatitën
Ideja e përbashkët e tyre ishte që të ftojnë miq austriakë të Kosovës dhe të ambasadorit, personalitete nga trupi diplomatik, njerëz me ndikim në Austri por edhe bashkatdhetarë shqiptarë. Në mesin e të ftuarve, ishte edhe Erhard Busek, ish ekspert për Evropën Juglindore, ish zëvendës kancelar në Austri dhe mik e kontribuues i madh për Pavarësinë e Kosovës. Nuk mungonin as familja e ambasadorit, bashkëshortja Brikenda dhe dy vogëlushet e tij, Hana dhe Ema.
Që në ftesë kërkohej që gjithçka të mbetej e fshehtë. Arbër Marku, një aktivist mjaft i njohur shqiptar në Austri e kishte marrë përsipër ta zhvillojë “lojën” ndaj ambasadorit, ndërkaq Lukas Mandl bashkë me të ftuarit e tjerë prisnin në sallën e madhe në Shtëpinë e BE-së, në Vjenë (Haus der Europänischen Union – Wien).
Me ish zëvendëskancelarin austriak, Busek
Dy muaj me herët, Arbëri e kishte caktuar datën 24 janar dhe i kishte thënë ambasadorit se duhej patjetër të rezervonte kohën për një takim me të, pasi që bëhej fjalë për diçka shumë të rëndësishme për shtetin e Kosovës.
Pak para orës 17.00, për kur ishte paraparë të fillonte mbrëmja përshëndetëse, Arbëri takohet me ambasadorin dhe i kërkon që të shkojnë në një restorant afër Shtëpisë se BEsë në Vjenë, shkruan albinfo.ch. Teksa kalojnë pranë, Arbëri i thotë ambasadorit se duhej të hynte me shpejtësi në Shtëpinë në fjalë për të lënë një zarf dhe i kërkoi që ta shoqëronte. Sapo hapet dera e sallës, hyn ambasadori dhe sheh një grumbull njerëzish që e prisnin me duartrokitje. AI mbeti i shokuar! Për disa çaste nuk dinte as se çfarë po ndodhte dhe as se si të reagonte. Dy vajzat e tij vrapuan dhe e përqafuan, ndërsa Lukas Mandl, afrohet e i thotë: „Kjo është e pakta që kemi mundur të bëjmë për ju dhe angazhimin tuaj në Austri“, raporton “albinfo.ch”. Ambasadori mbetet i shtangur dhe sytë i mbushen me lot, ndërsa fillon të përshëndetet me secilin që ishte në sallë.
Në podium, së bashku me eurodeputetin Mandl
Më pas Lukas Mandl fton ambasadorin të ngjitet në podiumin e sallës për një bashkëbisedim dhe për të falënderuar për bashkëpunimin mes dy shteteve: Austrisë dhe Kosovës. Ndërkohë, edhe ambasadori tha fjalët më të mira për ndihmën e vazhdueshme të shtetit austriak dhe marrëdhëniet bilaterale por edhe për vitet e mira që ka kaluar në Vjenë gjatë mandatit si ambasador.
Në fund Lukas Mandl bashkë me miq të tjerë kishin përgatitur disa dhurata falënderuese për ambasadorin tonë.
Ambasador i ri i Kosovës në Austri, Lulëzim Pllana
Ambasadori Ukelli njoftoi se të enjten do ta këtë një takim përshëndetës para se ta përfundojë mandatin e tij në Austri dhe të marrë detyrën e re në Zvicër. Siç mëson “albinfo.ch” në vend të ambasadorit Ukelli, Ambasador i Kosovës në Austri është emëruar, Lulëzim Pllana, diplomat në Ambasadën e Kosovës në Gjermani.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten















