Lajme
Eurodeputeti austriak, Mandl: Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet dhe përspektivë evropiane
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se është vështirë që Thaçi t’i kryejë detyrat tani, ndërkohë ai ka shtuar se Kosova i përket familjes evropiane.
Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet dhe perspektivë evropiane dhe Presidenti Hashim Thaçi dhe parlamenti në Kosovë duhet të vlerësojnë nëse Thaçi mund t’i kryejë detyrat e tij gjatë procedurës kundër tij. Kështu ka thënë eurodeputeti dhe politikani austriak, Lukas Mandl, shkruan ots.at
Në një deklaratë, politikani austriak theksoi se anulimi i terminit, përfshirë edhe takimin e planifikuar për të shtunën me Presidentin e Serbisë në Washington, jep arsye për të konkluduar se kryerja e detyrave të tij paralelisht me procedurën kundër tij është e vështirë.
Ndryshe, Thaçi së bashku me Veselin dhe 8 të tjerë po akuzohen nga Gjykata Speciale për rreth 100 privime nga jeta të pretenduara, duke përfshirë edhe ato politike.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










