Shqipëria
Euro vazhdon rënien
Tradicionalisht euro zhvlerësohet në tregun vendas deri në ditët e fundit të vitit, ndërsa janari shoqërohet me forcim të monedhës së përbashkët
Euro ka vazhduar rënien në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 133.13 lekë, duke arritur nivelin më të lartë që nga ditët e fundit të muajit gusht.
Analistët vlerësojnë se rënia lidhet me efekte sezonale, ashtu siç ndodh gjithmonë në fund të vitit.
Ardhjet e emigrantëve rrisin ofertën për valutë në treg, duke bërë që euro të humbë pikë ndaj monedhës vendase, shkruajnë mediat shqiptare.
Një tjetër faktor, sipas ekspertëve lidhet me faktin që këtë vit, tregtarët i kanë bërë blerjet e fundvitit që në muajin nëntor, çka ka bërë që në dhjetor të mos ketë kërkesë të lartë për valutë, përcjell albinfo.ch.
Tradicionalisht euro zhvlerësohet në tregun vendas deri në ditët e fundit të vitit, ndërsa janari shoqërohet me forcim të monedhës së përbashkët.
Me rënie të fortë është shoqëruar edhe dollari, i cili ka zbritur në 112.47 lekë, duke reflektuar faktin që monedha vendase është e fortë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











