Shqipëria
Erion Veliaj shpall fitoren e PS-së në Tiranë
Sot në mëngjes, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, e ka shpallur fitoren e Partisë Socialiste në njësinë 10 të Tiranës.
Ai ka thënë se dje ishte një proces i shkëlqyer zgjedhor.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që punuan shumë në këtë që është sot rezultati i parë zyrtar, fitorja jonë në njësinë 10 në zemër të Tiranës. Një falënderim i veçantë Fatmir Xhafës dhe gjithë frymëzimit që ai dha”, tha Veliaj.
Ai shtoi se po përgatiten për fitore edhe në 44 njësi të Tiranës.
“Po përgatitet për fitore në 44 njësitë e Tiranës. Ne kishim zgjedhje të shkëlqyera dhe të gjithë ne duhet të pranojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Veliaj. /Telegrafi
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












