Bota
Erërat e forta, mbyllet për vizitorë Kulla e Eifelit
Për shkak të erërave të forta të stuhisë “Eleano”, Kulla Eifel është mbyllur për vizitorë, bëri të ditur kompania që është përgjegjëse për ruajtjen e monumentit të famshëm në Paris.
Pjesët perëndimore dhe veriore të Francës dhe të rajonit të Parisit u goditën nga stuhia “Eleanor”, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe përmbytje. Shumë aeroporte janë mbyllur dhe trafiku ajror është shmangur në pjesën lindore të vendit.
Në veri të Francës pothuajse 200,000 familje mbeten pa energji elektrike, njoftoi kompania energjetike “Enedis”, përcjell albinfo.ch.
Kompania SETA për shkak të erërave që në momente arrinin deri në 100 kilometra në orë, vendosi të mbyllë kullën e famshme të Parisit, e cila vizitohet nga më shumë se gjashtë milionë njerëz në vit.
“Për arsye sigurie, ne e mbyllëm Kullën Eiffel të mërkurën në mëngjes”, tha zëdhënësja e kompanisë.
Administrata e qytetit ka njoftuar se parqet, kopshtet dhe varrezat pariziane do të mbeten të mbyllura gjatë ditës.
Përndryshe, “Eleanor” është stuhia e katërt që goditi vendin që nga fillimi i dhjetorit, pas stuhive “Anna”, “Brunei” dhe “Carmen”.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












