Integrimi
“Erdogani financon imamët konservativë turq në xhamitë e Zvicrës”
Nga viti 2013 deri sot, numri i imamëve shtetërorë të Turqisë në Zvicër pothuajse është dyfishuar dhe këtë e ka bërë të mundur zbutja që ka bërë federata në praktikën e saj të dhënies së lejeve. Shumë nga predikuesit e flasin dobët gjermanishten dhe përfaqësojnë një islam tepër konservativ
Ka disa vite që në xhamitë e turqve dhe te myslimanët në përgjithësi në Zvicër po ndjehet fuqishëm ndikimi i presidentit turk, Erdoganit shkruan sot “SonntagsZeitung”. Mjetet materiale, personeli dhe përmbajtjet e gjithnjë e më tepër xhamive po përcaktohen drejtpërdrejt nga shteti turk, transmeton albinfo.ch. Sipas kësaj gazete, ministria shumë e fuqishme e religjionit në Ankara aktualisht financon 35 imamë, ose një rrjet predikuesish që e përshkon gjithë Zvicrën.
Nga viti 2013 deri sot, numri i imamëve shtetërorë të Turqisë në Zvicër pothuajse është dyfishuar dhe këtë e ka bërë të mundur zbutja që ka bërë federata në praktikën e saj të dhënies së lejeve. Shumë nga predikuesit e flasin dobët gjermanishten dhe përfaqësojnë një islam tepër konservativ, shkruan më tutje gazeta. Sipas frekuentuesve të xhamive lutjet e të premtes (xhumaja) po bëhen gjithnjë më shumë platformë për propagandë antiperëndimore. Grave u imponohet të bartin mbulesë koke.
Turqia, veç kësaj, mbështet edhe 50 shoqata xhamish në Zvicër përmes një fondacioni nga Cyrihu. Ndonëse ky fondacion e mban veten si të pavarur, ai është në fakt një filiale e drejtpërdrejtë e aparatit turk të forcës, përcjell albinfo.ch. Kryetar i fondacionit është personalisht kreu i ministrisë turke të religjionit, një i besuar i madh i Erdoganit.
Në dritën e zhvillimeve aktuale politike dhe të islamizimit të shoqërisë turke, njohësit e problematikës kërkojnë marrje masash në këtë drejtim, në Zvicër. “Nuk guxon të lejohet që Erdogani të vendosë se çfarë islami është legjitim në Zvicër”, thotë kryetarja e Forumit për Islamin Përparimtar, Saida Keller-Messahli.
Ajo ka shtuar për gazetën se “imamët e importuar” nuk mund t`u bëjnë ballë myslimanëve të rinj në Zvicër, të cilët kanë gjuhë dhe përditshmëri tjetër. “Në këtë mënyrë edhe krijohen shoqëritë paralele”. Për këtë arsye politika duhet të ndalojë financimin e xhamive nga jashtë, ashtu siç po bën për shembull Austria.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











