Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përcjell albinfo.ch.
Sipas Presidencës turke, në takim u diskutuan marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës, si dhe çështje rajonale e globale.
Erdoğan tha se të dyja vendet do të vazhdojnë të punojnë për rritjen e tregtisë dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe industrisë së mbrojtjes.
Ai rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e Turqisë për Kosovën në përpjekjet e saj për të zënë, siç u shpreh, vendin e saj të merituar në komunitetin ndërkombëtar. Erdoğan tha se Turqia mbështet edhe dialogun ndërmjet vendeve të Ballkanit.
Në fund të takimit, presidenti turk e ftoi kryeministrin Kurti të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të COP31, i cili do të mbahet në Turqi./Albinfo.ch