Kosova

Erblin Osmani shkruan histori, bëhet lojtari më i ri që debuton me fanellën e Kosovës

Talenti i Bayern Munichut u bë një nga debutuesit më të rinj në historinë e përfaqësueses së Kosovës.

Erblin Osmani ka debutuar me fanellën e përfaqësueses së Kosovës në moshën 17 vjeç, 4 muaj e 5 ditë, transmeton albinfo.ch.

Futbollisti që është pjesë e Bayern Munichut u aktivizua për herë të parë me “Dardanët”, duke shënuar një tjetër hap në karrierën e tij në nivel ndërkombëtar.

Osmani është pjesë e grupit të futbollistëve të rinj shqiptarë që po zhvillohen në akademinë e Bayern Munichut dhe tani ka regjistruar edhe paraqitjen e parë me përfaqësuesen e Kosovës./Albinfo.ch