Shkurt.ch
Emrat specialë për fëmijë që kushtojnë 28 mijë franga
Kush dëshiron për fëmijën e tij të sapolindur një emër special, mund ta krijojë emrin në një agjenci në Bernë. Emërtimi i tillë ka çmimin e vet.
Nëse dëshironi që emri i bebes tuaj të mos jetë i shpeshtë, si: Noah, Leon, Mia a Alina, tashmë në Bernë të Zvicrës mund të merrni ndihmë profesionale nga një agjenci që krijon emra ekskluzivë.
“Ne krijojmë emra të përveçëm me tingull dhe ritëm që harmonizohen me prejardhjen historike dhe kulturore të familjes”, thotë Marc Hauser, themelues dhe pronar i një agjencie që merret me krijimin e emrave specialë.
Megjithatë, sipas tij, emri i parë ekskluziv për pasardhësit e ka një çmim të lartë: rreth 28.000 franga zvicerane që duhet të paguajnë prindërit, raportojnë mediat zvicerane.
“Shuma korrespondon me tarifat e zakonshme për krijimin e emrave të markave ndërkombëtare”.
Deri tani askush nuk e ka shfrytëzuar një ofertë të tillë, nuk ka shembuj konkretë ende. Megjithatë, shpikësit premtojnë se emrat do të jenë unikë për krijimet e tyre të ardhshme.
“Emri i fëmijës do të jetë i garantuar në dymbëdhjetë gjuhët më të folura në botë”, thotë Hauser, citojnë mediat zvicerane.
Përveç emrave më shumë apo më pak të zakonshëm, prindërit përpiqen që pasardhësit e tyre të mos humbasin emrin ekzotik.
“Batman, Tsunami ose Uragani janë vetëm disa shembuj nga e kaluara e afërt që kemi pasur si propozime për emra që i kemi refuzuar”, thotë Hans Rudolf Egli, drejtor i Shërbimin Civil në Bernë.
Emri mund të ndryshohet nëse është e nevojshme me një kërkesë që në kantonin e Bernës kushton jo më shumë se 300 franga
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë











