Lifestyle
Eliza Dushku, pasi e fitoi rastin e ngacmimit seksual, nuk ngutet të aktrojë
Aktorja Eliza Dushku nuk po nxiton të kthehet në Hollywood, pas fitores së madhe rreth rastit të ngacmimit seksual kundër kolegut në serinë “Bull”, Michael Weatherly.
Aktorja, e cila është duke e pritur fëmijën e saj të parë, u largua nga Tinseltown pas disa vjetësh dhe u shpërngul në Massachusetts, ku u martua me biznesmenin Peter Palandjian dhe u kthye në shkollë për ta studiuar psikologjinë holistike në Universitetin Lesley.
Por, për revistën “Time”, ajo thotë se karriera e saj e aktrimit nuk ka përfunduar – ajo vetëm kishte nevojë për një pushim pas skandalit me Bull.
“Kisha nevojë për distancë për ta rikalibruar dhe nisur familjen”, shpjegon Dushku. “Por nuk dua që njerëzit të mendojnë se denoncimi e nënkupton përfundimin e karrierës. Mund të aktroj. Mund të jem në L.A. Thjesht kam nevojë të jem këtu tani”.
Ajo gjithashtu nuk ndjen keqardhje për faktin se vendimi i saj me CBS doli në publik, duke thënë për “Time” se “njerëzit kanë nevojë për një tregim koheziv për atë se kush janë dhe ne jemi po aq të sëmurë sa edhe sekretet tona. Kështu që, emërtimi i sekreteve tona – është pjesë e shërimit, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, Dushkut nuk i lejohet ta diskutojë më hollësisht marrëveshjen gjyqësore pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për moszbulim të detajeve, shkruan KOHA Ditore.
“Po flasim në kod. NDA-të (non-disclosure agreement) i riviktimizojnë njerëzit”, thotë ajo. “Ato u japin më shumë fuqi të fuqishmëve. Dhe, si person më pak i fuqishëm, duhet të jetoni në versionin e djallosur të dikujt tjetër për realitetin”.
Aktorja thuhet se u largua nga seria “Bull” pasi u përball me Weatherlyn për sjelljen e tij, ku përfshihej lëshimi i këngëve provokuese kur ajo punonte dhe propozimi për treshe.
Eliza u shfaq në tri episode të serisë “Bull” në vitin 2017.
Drejtorët e CBS ranë dakord që Dushkut në një marrëveshje konfidenciale t’ia paguajnë një shumë prej 9.5 milionë dollarësh.
Weatherly tha për “New York Times” se ai i kërkoi falje Dushkut kur ajo u përball me të, duke shtuar se ai tani e kupton se mënyra se si ai kishte folur dhe humori i tij në disa raste nuk ishin të përshtatshme.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














