Kosova
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një i kërkuar për vjedhje të rëndë
Një shtetas i Kosovës, i identifikuar me inicialet K.B., është ekstraduar sot nga Zvicra në Kosovë, pasi kërkohej me letërarrestim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe autoritetet zvicerane.
I dyshuari ishte arrestuar në Zvicër në bazë të një letërarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës përmes INTERPOL-it.
Policia bën të ditur se ekstradimi është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicrës. Pas kthimit në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive kompetente policore për vazhdimin e procedurave ligjore.
Policia e Kosovës ka theksuar se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprave penale, si dhe identifikimit, gjurmimit dhe arrestimit të personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













