Shkurt.ch
Ekspozitë e artistëve shqiptarë për 100 vjetor
Ekspozita hapet më 2 dhjetor 2012 dhe ajo mund të vizitohet deri më 16 dhjetor
Shoqata “Yjet e Kosovës” (“Sterne Kosovas”) hap një ekspozitë me punime të artistëve shqiptarë që jetojnë në Gjermani. Punimet e tyre pasqyrojnë në mënyrë të gjallërishme ndikimet nga kultura të ndryshme. Artistët që ekspozojnë me këtë rast janë Mal Myrtaj, skulptor i cili punon në bronz dhe gur, pastaj Dan Gashi me piktura në vaj, Augustin Përgega, pikturë në akrilik, Bukurije Dalladaku fytyrat në fotografi, Habib Shasivari akrilik në pëlhurë (kanavacë).
Ekspozitën do ta shoqërojnë me muzikë artistike tre artistë të veçantë të muzikës klasike. Behet fjalë për violinistin Alban Pengili www.albanpengili.de kitaristin Albert Ibrahimaj dhe pianistin Vigan Kuqi.
Ekspozita hapet më 2 dhjetor 2012, në orën 12.30. Lessingstrasse 36/1, Emmendingen. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga e hëna deri të premten prej orës 9.00 deri në orën 12.00 dhe prej orës 15.00 deri në orën 18.00. ndërsa të dielën nga ora 15.00 deri në orën 18.00. ajo mund të vizitohet deri më 16 dhjetor.
Të njëjtën ditë me hapjen e ekspozitës, në Emmendingen mbahet manifestimi i madh artistik për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Mysafire speciale do të jetë Shkolla e vallëzimit “Shota” nga Zvicra. Po ashtu me program paraqitet edhe shoqata si dhe nxënësit e shkollave nga Emmendingeni. Në përmbyllje do të ketë muzikë live me grupe muzikore shqiptare. Manifestimi fillon në orën 14.00. Hyrja është e lirë.
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online











