Bota
Eksploziv pranë tregut të Krishtlindjes në Potsdam
Policia gjermane ka njoftuar se ka gjetur eksploziv ose material të ndezshëm në Potsdam dhe se ka evakuar një pjesë të tregut të Krishtlindjeve në këtë qytet në lindje të Gjermanisë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Deklarata e policisë erdhi pasi autoritetet bllokuan qendrën e qytetit për t’i mundësuar forcave speciale të shqyrtojnë objektin e dyshimtë që gjendej pranë tregut të Krishtlindjeve.
Pajisja ishte dërguar në një farmaci në qytetin në fjalë, në jugperëndim të Berlinit, duke shkaktuar evakuimin e të gjithë tregut aty pranë.
Policia kreu edhe shpërthimin e kontrolluar të pajisjes, që sipas gazetës “Potsdamer Neueste Nachrichten” kishte disa tela që dilnin prej saj.
Ky zbulim në Postdam, kryeqyteti i shtetit gjerman të Brandenburgut, vjen pas rritjes së alarmit në tregjet e Krishtlindjeve pas sulmit terrorist të vitit të kaluar në tregun “Breitscheidplatz” në Berlin ku humbën jetën 12 persona dhe 56 të tjerë u plagosën.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi Ka vdekur sot në moshën 62 vjeçare, spitalin e Lucernit Dr. Sami Dalipi, mjek dhe doktor...
-
Shënohet Dita ndërkombëtare e remitencave, Kosova ka rritje ndër vite
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
Jeta në Austri
-
Kur mund të kërkoj rimbursim për shpenzimet mjekësore në Austri? Nëse vizitoni një ‘mjek me zgjedhje’ në Austri ose shkoni për disa procedura dhe ekzaminime, mund...
-
Austriakët, të shqetësuar pas rritjes së FPO ekstremiste në zgjedhjet evropiane
-
A ka Austria probleme me drogën?
-
8 gjërat që duhet të dini përpara se të filloni një punë në zyre në Austri
-
Gjithçka që duhet të dini për marrjen me qira të një makine në Vjenë