Lajme
Eksperti britanik: Brenda 6 muajve, do të infektohen shumica e fëmijëve
Numri i fëmijëve të infektuar nga 5 deri në 14 vjeç në MB është rritur shumë. Incidenca është mbi dy herë më e lartë se në grupmoshat e tjera
Duke pasur parasysh numrin e lartë të rasteve të koronës në shkollat britanike, një ekspert paralajmëron mundësinë që shumica e fëmijëve do të jenë në dimër ose tashmë janë, të infektuar me virus.
“Unë mendoj se shumica do të infektohen gjatë gjashtë muajve” është shprehur eksperti i shëndetit publik Azeem Majeed nga Kolegji Imperial në Londër për agjencinë gjermane të shtypit DPA.
Që nga fundi i pushimeve shkollore në Angli, numri i fëmijëve të infektuar nga 5 deri në 14 vjeç është rritur jashtëzakonisht shumë, transmeton albinfo.ch. Incidenca është më shumë se dy herë më e lartë se në grupmoshat e tjera, siç mund të shihet edhe nga një vlerësim i gazetës Financial Times.
Mbretëria e Bashkuar kohët e fundit ka filluar vaksinimin e fëmijëve nga 12 deri në 15 vjeç. “Do të ishte më mirë të fillonim edhe më herët”, ka thënë Majeed. “Ne u vonuam në krahasim me vendet e tjera evropiane”.
Në Britaninë e Madhe, numri i rasteve të koronës është ende shumë i lartë në përgjithësi. Incidenca është ulur në rreth 300 për një kohë të gjatë.
Në Angli, kufizimet janë hequr pothuajse plotësisht që nga mesi i korrikut, përcjell albinfo.ch. Në pjesët e tjera të Mbretërisë së Bashkuar zbatohen rregulla të ngjashme, por atje vihet më shumë theksi në detyrimin për të mbajtur maskë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, në ballinë të revistës së njohur gjermane Në numrin më të ri të revistës së njohur gjermane “Business & Diplomacy”, Kosova ka zënë...
-
Uttwil TG: Qytetarët, për të tretën herë kundër natyralizimit të çiftit kosovar
-
Të hënën fillon procesi gjyqësor për vrasjen e Shqiponja Isufit
-
Prokuroria: Kosovarja që u gjet e vdekur në Bazel, nuk ishte viktimë e krimit
-
Granit Xhaka po vazhdon punën për diplomim si trajner
Jeta në Austri
-
A mund të bëjë Austria më shumë për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë? Çmimet e gazit dhe energjisë elektrike po vazhdojnë të rriten në Austri – më shumë se...
-
Austri
Austri: Filmi për dëbimin e familjes kosovare fitoi çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër
-
Austria fiton ndaj Serbisë
-
Austri: Vdes ish-kancelarja Brigitte Bierlein
-
Ministritë e Jashtme të Kosovës e Austrisë zhvilluan konsultime politike