Ekonomi
Ekonomia zvicerane ka shënuar rritjen më të shpejtë që nga fillimi i vitit 2015
Ekonomia e Zvicrës në tremujorin e fundit u rrit me ritmin më të shpejtë që kur vendi hoqi kufizimet mbi frangun, raporton “Bloomberg”.
Rritja e mbështetur nga eksporti, ka treguar se ekonomia ka efekte anësore pozitive nga rritja e eurozonës. Rajoni me monedhën e vetme, e cila është partneri më i madh tregtar i Zvicrës, është në rritje me një ritëm të shpejtë në krahasim me një vit më parë.
Investimet janë rritur gjatë tremujorit, si shpenzimet e konsumatorëve dhe shpenzimet qeveritare, thotë Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike, SECO. Produkti i brendshëm bruto u rrit me 0.6% në këtë tremujor, pas një rritjeje prej 0.4% në tre muajt e mëparshëm. Në bazë vjetore, rritja e PBB-së në tremujorin e tretë ishte 1.2%.
“Kjo është më në fund një rezultat i mirë që i përshtatet optimizmit që ne e shohim”, tha Alexander Koch, një ekonomist në “Raiffeisen Schweiz”.
Eksporti mbështetet nga frangu i dobët, i cili është më i lirë për rreth 8% krahasuar me euron këtë vit. Ekonomia shkoi nëpër një rënie në fillim të vitit 2015, kur Banka Nacionale e Zvicrës ka braktisur normën minimale të këmbimit, të cilat rritën vlerën e frangut me 41% kundrejt monedhës evropiane.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












