Integrimi
Ekonomia gjermane dëshiron të integrojë refugjatët
Sipërmarrja e Baumstarkut është njëra prej 330 firmave, të cilat kanë ngritur së bashku rrjetin "sipërmarrjet integrojnë refugjatët", i cili u prezantua të mërkurën në Ministrinë e Ekonomisë
Një rrjet i themeluar në mes të sipërmarrjeve gjermane synon integrimin në punë të refugjatëve në vend. Sigurisht problem i madh mbetet mungesa e kualifikimit te shumë refugjatë.
Theo Baumstark, që prej nëntorit drejto ekzekutiv i një firme të Wiesbadenit për Ngrohjen dhe Teknikën Shëndetësore, kujdeset për një refugjat afgan dhe thotë të jetë i befasuar me angazhimin dhe vullnetin e atij që ka në patronazh. Javën e ardhshme ai do të fillojë punë si praktikant në firmë. Ai është i impresionuar sa shpejt ka mësuar gjermanisht i riu, shkruan dw.de, përcjell albinfo.ch.
Sipërmarrja e Baumstarkut është njëra prej 330 firmave, të cilat kanë ngritur së bashku rrjetin “sipërmarrjet integrojnë refugjatët”, i cili u prezantua të mërkurën në Ministrinë e Ekonomisë. Projekti, të cilin federata e mbështet me 2,8 milionë euro dhe që menaxhohet që prej Dhomës së Industrisë dhe të Tregtisë (DIHK) në Berlin është ngritur me synimin për t’u kthyer në një platformë, e cila t’i informojë sipërmarrjet për çështjet juridike, për shembujt pozitivë dhe për iniciativat e integrimit.
Ministri i ekonomisë, Gabriel: Puna drejton integrimin
Ai është mirënjohës për iniciativën, theksoi Ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel në një konferencë shtypi. Krahas të gjitha përpjekjeve të tjera në Gjermani, siç janë kurset e gjuhës ose ndërtimi i banesave, në fund ai që ka rëndësi është integrimi në botën e punës. Ai që ka punë, ai mund ta marrë vetë të ardhmen e tij në dorë.
Ministria e Ekonomisë do të paraqesë veç kësaj së shpejti një projektligj, i cili duhet t’i përmirësojë kushtet kuadër për përgatitjen profesionale të refugjatëve. Aktualisht çdo vit duhet të paraqitet nga e para lutja për kualifikimin profesional – dhe refugjatët nuk duhet ta kenë kaluar moshën 21 vjeç. Kjo tani do të ndryshojë: në bazë të planit, do të lejohet të fillojnë një kualifikim profesional refugjatë deri në moshën 25 vjeç dhe lutja për kualifikim nuk duhet të paraqitet çdo vit nga e para. Veç kësaj, në të ardhmen ata do të lejohet të qendrojnë të paktën dy vjet në Gjermani – aktualisht nuk ka leje afrofe për të qendruar në Gjermani, pas përfundimit të përgatitjes për profesionin.
Shumë sipërmarrje të mesme dhe të vogla gjermane kërkojnë prej kohësh praktikantë dhe fuqi punëtore të kualifikuar – para së gjithash në rajonet rurale vendet e kualifikimit dhe të punës mbeten bosh.
Megjithatë, shumë kanë dyshime se mbi një milionë refugjatët, të cilët erdhën vitin e kaluar në Gjermani dhe që lejohet të punojnë pas tri muajsh, pavarësisht nga statusi i tyre i qendrimi në Gjermani do të jenë në gjendje t’i zënë këto vende bosh pune.
Mungesa e kualifikimit mbetet problem
Shumë refugjatë nuk kanë kualifikime të mjaftueshme dhe “gati 100 përqind nuk flasin gjermanisht”, deklaroi Eric Schweitzer. Integrimi, thotë Presidenti i DIHK, për këtë shkak “nuk do të funksionojë brenda natës”. Ai beson se integrimi në tregun e punës do të zgjasë të paktën pesë ose dhjetë vjet.
Ajo nuk mund të mos e thotë që në fillim ishte “shumë, shumë e vështirë”, thotë edhe Bettina Schmaude, menaxherja për anën komerciale e një sipërmarrjeje artizanale për automjetet në Kirchheim në Baden-Vyrttemberg. Sipërmarrja e saj po kualifikon që prej dy vjetësh një refugjat irakian.
Integrimi i shumë njerëzve që kanë ardhur si refugjatë në Gjermani “sigurisht nuk do të jetë i lehtë, sepse gjendja e kualifikimit që sjellin me vete refugjatët është e ulët.” Prandaj shumë sipërmarrje janë fokusuar në arsim dhe në kualifikime: Hekurudha Gjermane, Deutsche Bahn, për shembull planifikon ta zgjerojë edhe për refugjatët një program, i cili përgatit për të mësuar profesionin nxënës që kanë mbaruar ciklin pesëvjeçar të arsimit bazë (klasat 5-9) dhe që nuk vazhdojnë gjimnazin.
Prandaj Schmauder është i bindur se mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani nuk do ta zgjidhë dot vala e refugjatëve: “Pa dyshim jo, sepse na duhet që këtë fuqi punëtore ta përgatisim që prej një niveli shumë, shumë të ulët. Këto janë probleme krejt të tjera.” Por kur gjithnjë e më shumë sipërmarrje japin kontributin e tyre, atëherë integrimi i shumë refugjatëve mund të bëhet me sukses. Vetëm atëherë, thekson Baumstark “ne mund t’i shpëtojmë miliona (refugjatët).”
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












