Integrimi
Egzon Zhuta, kandidat i liberalëve zviceranë për Parlamentin e Zvicrës
Politikanëve të rinj për zgjedhjet nacionale të Zvicrës i është shtuar edhe një emër shqiptar. Inxhinieri i ri, Egzon Zhuta, figuron në listën e 12 kandidatëve të Partisë Liberale, FDP, për kantonin St. Gallen që janë nominuar për deputetë nacionalë në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Egzoni ka mbaruar studimet për inxhinieri në Shkollën e Lartë të Cyrihut ZHAW në Winterthur dhe me 26 vjet është aksionar i firmës së ndërtimtarisë „CDS-Bauingenieure“ në Heerbrugg. Në këtë firmë ai ka detyrën e inxhinierit që vizaton, planifikon dhe llogarit projekte ndërtimore.
Politikisht Egzoni është i angazhuar si president i të rinjve të Partisë Liberale të regjionit Rheintal.
Karriera politike e të riut me prejardhje nga fshati Veleshtë i komunës së Strugës ka nisur në moshën 22-vjeçare. „Menjëherë“, siç thotë ai, „pasi kam marrë nënshtetësinë zvicerane“.
Ndryshe, interesimi për politikë ka fillet qysh në fëmijëri, nga situata e rëndë politike e shqiptarëve në Maqedoni. Ndërkohë ndodhitë në Kosovë e Shqipëri kanë ndikuar që unë të filloj të interesohem për politikë, thotë Zhuta që iu ka bashkuar babait në Zvicër në vitin 1999, duke filluar si 9-vjeçar shkollimin në klasën e katërt në Balgach të Zvicrës lindore.
Temat kryesore që e preokupojnë kandidatin shqiptaro-zviceran janë migrimi, energjia dhe infrastruktura në komunikacion.
„Unë i njoh problemet e diasporës shqiptare këtu, pasiqë vetë jam njëri prej tyre, prandaj unë kërkoj votën e tyre“, shprehet ai.
Nëse zgjedhem deputet, unë do të angazhohem për një Zvicër të pavarur dhe liberale“, thotë ai për albinfo.ch.
Vlerat e FDP-së janë shumë të ngjashme me vlerat që ne i njohim në familjet shqiptare, kjo ështe arsyeja që unë kam zgjedhur këtë parti për t’u angazhuar politikisht, shprehet liberali Zhuta.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”













