Shqipëria
Edhe Shqipëria me nismë për ndalimin e TikTok
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komisionit Evropian, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Tajvanit, Indisë apo Iranit e së fundmi Francës, edhe Shqipëria mund të ndalojë përdorimin e platformës “TikTok” nga punonjësit e administratës publike.
“Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëjë pjesë në ato politikbërës, që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike, I bashkohem vendimeve për ndalimin ë përdorimit të këtij aplikacionin në tre nivelet, në këshill, legjisacion etj,” deklaroi Balla, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Po sa e mundur është kjo për t’u arrirë?
“Vendimi në letër është i duhuri. Drejt asaj duhet të shkojmë. Problemi është se në Europë apo SHBA, punonjësit e administratës kanë një telefon specifik pune që e jep punëdhënësi dhe ka mekanizma që te këta aparate të ndalohet përdorimi i TIK Tok. Në rastin e Shqipërisë punonjësit kanë telefona personale dhe kjo përbën problem,” thotë eksperti i IT-së Besmir Semanaj.
Pamundësinë e zbatimit të kësaj nisme eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj e argumenton duke iu rikthyer sulmeve kibernetike nga Irani vitin e shkuar.
“Ne kishim drejtues publikë shumë të lartë që përdornin Gmail apo platfomra të tjera-email dhe nuk përdorin atë zyrtar. Pra është totalisht “non sense” logjik. Në momentin që ne nuk kemi rrethim shtëpie apo dyer me mure të çara, deklarojmë se do të vendosim dyer të blinduara.”
Pas dyshimeve se qeveria e Kinës po keqpërdor për spiunazh të dhënat nga TIk Tok edhe shtete si Zelanda e Re, Australia, Italia, Greqia apo Suedia po planifikojnë që të ndalojnë përdorimin e platformës nga punonjësit e administratës.
E-Diaspora
-
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













