Bota
Edhe në Britani, burrat paguhen më shumë se gratë
Më shumë se tri të katërtat e kompanive në Mbretërinë e Bashkuar i paguajnë burrat më shumë se gratë, thuhet në një analizë të BBC-së.
Këto shifra janë publikuar pasi ka kaluar afati i fundit për dorëzimin e të dhënave për paga nga kompanitë në këtë vend.
Më shumë se 10,000 kompani kanë publikuar të dhënat e tyre, ndërsa vetëm në ditën e fundit rreth 1,000 kompani kanë dorëzuar dokumentet e tyre për paga, përcjell albinfo.ch.
Diferenca në paga bazuar në të dhënat e këtyre kompanive ka qenë 9.7 përqind.
Sipas shifrave, del se 78 përqind e kompanive paguajnë burrat më shumë se gratë, derisa 14 përqind prej tyre e bëjnë të kundërtën, duke paguar gratë më shumë.
Të dhënat përfshijnë vetëm pagën mesatare, duke ndarë veçmas fituesit më të mëdhenj nëpër kompanitë përkatëse.
Në raport po ashtu është thënë se 8 përqind e kompanive kanë deklaruar se nuk bëjnë diferenca në paga në baza gjinore.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












