Shqipëria
Edhe media franceze me shkrim për bukuritë e Shqipërisë
Ushqimet tradicionale, gatimet kryesore vendase, ëmbëlsirat dhe pijet nuk lihen pa përmendur në mënyrë shumë të detajuar
“Si një mozaik historik, Shqipëria është një parajsë për të pasionuarit e arkeologjisë”, shkruan media franceze ’20 minutes’.
‘Vizita e Butrintit, vendosur pranë qytetit të Sarandës, të kthen pas në kohë. Ky port i vogël që bashkohet më ishullin grek të Korfuzit ofron pamjen e një tempulli, një amfiteatri të çuditshëm të vendosur në anën e kodrës më një fushëpamje madhështore’, vazhdon artikulli.
Sipas këtij publikimi, Shqipëria përveç bregdetit të saj jugor dhe mrekullive të lashta, është dy të tretat e mbuluar vetëm me pyje, livadhe dhe relieve malore. Natyra ende po ‘shijon’ të drejtat e saja të plota, në lidhje me larmishmërinë e kafshëve të egra që bashkëjetojnë në harmoni me rezervat e saja natyrore, transmeton ‘Scan’.
Veç përshkrimeve të natyrës, reklamë u bëhet dhe qyteteve kryesore të vendit duke kaluar në fund në Tiranë dhe në vendet më interesante që janë për t’u vizituar, përcjell albinfo.ch.
Ushqimet tradicionale, gatimet kryesore vendase, ëmbëlsirat dhe pijet nuk lihen pa përmendur në mënyrë shumë të detajuar.
Artikulli mbyllet në fund me detaje praktike që kanë të bëjnë me transportin për në Shqipëri, natyrën e ushqimit që turistët do të gjejnë, probleme që mund të hasin si dhe me kostot e vendit në përgjithësi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











