Shkurt.ch
Edhe gratë në shërbimin e detyruar ushtarak në Zvicër?
"gratë tashmë janë dëshmuar në fushën e barazisë me meshkujt. Për këtë arsye ato tash duhet të marrin edhe obligime të barabarta"
Shërbimi i përgjthshëm ushtarak duhet të vlejë për të gjithë, pra edhe për femrat. Ky është së paku qëndrimi i kryetarit të Shoqatës Zvicerane të Oficerëve, Denis Froidevaux.
Sipas tij, vetëm duke inkuadruar edhe femrën, ushtria edhe në të ardhmen do të mund të sigurojë personelin më të mirë për vete.
Siç është shprehur në një intervistë të dhënë gazetës NZZ, nëse do të angazhohen edhe femrat në ushtri atëherë „rezervoari“ i kuadrove do të jetë shumë më i madh e që është sot.
Froidevaux ka thënë po ashtu se ushtria milicore (tipi i ushtrisë që ka Zvicra) mund t`i integrojë pa asnjë problem gratë brenda vetes. Sipas tij, gratë tashmë janë dëshmuar në fushën e barazisë me meshkujt. Për këtë arsye ato tash duhet të marrin edhe obligime të barabarta me meshkujt.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











