Autotech
Edhe Britania investon në veturat elektrike
Qeveria Britanike ka investuar rreth 100 milionë dollarë për të zhvilluar “gjeneratën e ardhshme të automjeteve elektrike” dhe, potencialisht, avionëve hibridë.
Autoritetet thanë se financimi do të ndihmonte, ndër të tjera, për të reduktuar emetimet e karbonit nga industritë përfshirë transportin, ndërtimin dhe energjinë.
Industria dhe akademia janë të vendosur për të udhëhequr zhvillimin e teknologjive të reja, që mund të përdoren për të kthyer sistemet e bazuara nga lëndë djegëse fosile në ato elektrike duke përdorur bateri ose burime të tjera elektrike.
“Nxitja e revolucionit elektrik do të forcojë aftësinë e Britanisë për të ofruar mjete elektrike të gjeneratës së ardhshme dhe avionë hibridë”, tha në një deklaratë, Mark Walport, shefi ekzekutiv i Britanisë për Kërkime dhe Inovacion, transmeton Scan.
Sfidat në zhvillimet elektrike përfshijnë heqjen e naftës nga hekurudhat, dhe rënia në zero e karbonit në transportin rrugor deri në vitin 2040, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












