Lajme
Edhe 9 shtete të BE-së po nxjerrin certifikatat e reja të vaksinimit
Këto janë shtetet në prag të lëshimit të certifikatave Covid
Përveç Gjermanisë që sot filloi lëshimin e certifikatave, edhe tetë vende të tjera anëtare gjithashtu po nxjerrin certifikatën e vaksinimit të BE-së, sipas një zëdhënësi të Komisionit. Këto shtete janë Bullgaria, Danimarka, Greqia, Kroacia, Lituania, Polonia, Spanja dhe Republika Çeke, transmeton albinfo.ch.
Çdo person i vaksinuar kundër koronës së shpejti në shumë vende të Evropës do t’i mundsohet ta regjistrojë këtë në një certifikatë digjitale vaksinimi: nga e hëna e ardhshme, farmacitë, ndër të tjera, do të nxjerrin certifikatën e vaksinimit.
Theksohet se certifikatat digjitale e vaksinimit: dëshmia skanohet me aplikacionin CovPass
Negociatorët e vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian më në fund ranë dakord rreth dy javë më parë për këtë certifikatë vaksinimi me kod QR. Shumica e eurodeputetëve kanë votuar tashmë në favor të dëshmisë dhe vendet anëtare duan të miratojnë përfundimisht marrëveshjen deri në fund të javës. Në të gjithë Evropën certifikata digjitale e vaksinimit do të hyjë në përdorim më 1 korrik.
Platforma elektronike për verifikimin në mbarë Evropën të certifikatave të vaksinimit do të nisë më 1 korrik dhe do të përmbajë përveç informacionit për vaksinimet, edhe informacione në lidhje me testimet ose infektimet e kaluara.
Më shumë se një milion qytetarë në Bashkimin Evropian kanë ndërkohë një certifikatë digjitale të vaksinimit, tha të martën Komisioneri i Drejtësisë i BE-së, Didier Reynders. Certifikata digjitale e vaksinimit do të “bëjë më të lehtë për qytetarët e BE-së që të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore të lirisë së lëvizjes” dhe është një “mjet praktik” për të mundësuar udhëtime të sigurta në verë.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















