Integrimi
Edhe 7 ditë tjera për diasporën
Kështu, votuesit jashtë vendit mund të regjistrohen për të votuar deri më 17 shtator.
Zgjatet sërish afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas kërkesës së Ministrisë së Diasporës. Afati është shtyrë për shtatë ditë. Kështu, votuesit jashtë vendit mund të regjistrohen deri më 17 shtator.
Maksimumi që mund të shtyhej ky afat, pa rrezikuar 40 ditëshin para zgjedhjeve, siç parashihet me ligjin e zgjedhjeve. Kjo është bërë pas kërkesës së Ministrisë së Diasporës, por, anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi, ka thënë se ky është vendim që është marrë në Bruksel e KQZ-ja vetëm po e miraton, bën të ditur RTK .
Ai e ka lëshuar mbledhjen kur u votua për këtë. Anëtarët kanë thënë se vetëm kaq mund t’u ofrohej afat, jo më shumë. Rrustemi ka thënë se kjo ka të bëjë me regjistrimin e votuesve në Serbi e nuk ka të bëjë me diasporën. “Kjo kërkesë nuk ka të bëjë me diasporën, mendojë që edhe Ministria e Diasporës është përfshirë dhe është lëshuar në zhvillimet e fundit politike, dhe në këtë rast po e shfrytëzon diasporën për të arritur një qëllim krejt tjetër dhe që nuk ka të bëjë me drejtën e tyre për të votuar.
Unë mendoj që kjo kërkesë, ju mund ta aprovoni dhe ta ndryshoni sa herë doni por kjo ajo nuk ka të bëjë me diasporën por ka të bëjë me regjistrimin e votuesve në Serbi dhe është kërkesë e drejtpërdrejtë dhe është vendim që është marrë në Bruksel e ne veç po e formalizojmë”, ka thënë ai. Kur u votua për këtë proces ai lëshoi mbledhjen derisa të gjithë të tjerët votuan PËR, shtyrje të afatit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











