Kosova
Dy studentët shqiptarë fitojnë konkursin e organizuar nga NASA
Bëhet fjalë për Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bayramoglu, dy studentët shqiptarë të cilët kanë fituar në konkursin e organizuar nga NASA, transmeton albinfo.ch.
Ata në një intervistë kanë treguar për hartën e krijuar për të marrë informacione të drejtëpërdrejta përmes satelitit dhe tokës.
Sakaq, ata kanë treguar se kanë punuar deri në 20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit.
“Unë jam në vitin e dytë dhe studiojë inxhinieri softuerike në Shkup. Po ashtu me shokun tim Onur Bayramoglu morëm pjesë në garën që ishte organizuar nga ana e NASA dhe arritëm të marim vendin e parë. Ne kemi krijuar një hartë, për zjarrëfikëset dhe po ashtu njerëzit që ndodhen në zonën ku mund të ketë dëme. Ne marrim të dhënat drejtpërdrejt prej satelitetit të NASA dhe i identifikojmë se ku është kordinata e zjarrit dhe pastaj me Inteligjencë Artificiale bëjmë karrikulimet se ku mund të përhapet ai zjarr, çfarë dëmesh të tilla mund të bëj ai zjarri etj.
Besoj për Maqedoninë ka qene një ide origjinale dhe po ashtu anembanë botës nuk kemi pasur një aplikacion të tillë. Po ashtu ka aplikacione të tjera ku kemi kordinacione të tjera të zjarreve të ndryshme, por nuk janë të drejtpërdrejta ose nuk janë të karikuluara nga ana e Inteligjencës Artificiale. Për momentin në 10 deri në 15 sekonda, unë mund të dalloj që ka një zjarr.
Aplikacioni na ka marrë 3-4 ditë, kemi punuar 15-20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit”, u shpreh Zulbeari.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë










