Lajme
Dy orë pritje në kolonën e gjatë 10 kilometra para tunelit Gotthard
Pothuaj dy orë pritje duhet t`i llogarisin ata që duan të kalojnë nga portali verior i tunelit për të shkuar drejt jugut
Para tunelit të Gotthard-it, në drejtimin veri-jug, rreth mesditës së sotme kolona e automjeteve ka arritur gjatësinë prej 10 kilometrash. Pothuaj dy orë pritje duhet t`i llogarisin ata që duan të kalojnë nga portali verior i tunelit për të shkuar drejt jugut, shkruajnë mediat zvicerane.
Për të shmangur pritjet e tilla të gjata, këshillohet devijimi përmes tunelit San-Bernardino, shkruan 20minuten.ch. Atje, kolona ishte 5 kilometra e gjatë ndërsa pritja “vetëm” një orë, që, sidoqoftë, përbë një zgjidhje më të mirë se kalimi nëpër tunelin Gotthard, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, edhe ata që ngasin makinat përmes qafës Gotthard (Gotthard-Pass) duhet të llogarisin humbje të konsiderueshme kohe. Për më tepër atje, për shkak të reshjes së borës në disa segmente rrugore duhet ndërruar anën e vozitjes. Kjo shkakton kolona dhe penegesa në komunikacion.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci















