E-Diaspora
Ardita Statovci dhe Ariane Haering nga Vjena, koncert me piano në Solothurn
Duo "Ariadita" (Ariane Haering dhe Ardita Statovci) luan vepra nga Mozart / Grieg, Smetana, Debussy / Saint Säens dhe Rachmaninov për katër duar
Pianistet nga Vjena, Ariane Haering dhe Ardita Statovci kanë themeluar një duo shumë të veçantë të pianos, të quajtur “Ariadita”.
Që nga paraqitja e tyre e parë e përbashkët në verën e vitit 2015 në Mattsee, dyshja ka realizuar turne të suksesshme të koncerteve dhe është përshkruar si një “dyshe pianoje e klasit të lartë”, shkruan sogenda.ch.
Duoja ka marrë shumë vlerësime entuziaste nga shtypi ndërkombëtar, transmeton albinfo.ch.
Dy pianistet kanë qenë mysafire që atëherë, në qendra të njohura të muzikës klasike si Musikverein në Vjenë, Teatri në Kempten (Allgäu), Société de Musique de La Chaux-de-Fonds (Zvicër), Festivali Tirol, Kitzbühler Sommer, Musiktage Mondsee, Jardins Musicaux (Zvicëdr) etj. Me
Repertori i Ariaditës përfshin veç tjerash, vepra të rëndësishme dhe të rralla të luajtura për piano me katër duar, si Simfonia e 7 -të e Beethovenit, si dhe një nga veprat më kërkuese në literaturën muzikore për “dyshe” të shekullit të 20 -të, “Le Sacre du Printemps” nga Igor Stravinsky. Interpretimi i kësaj të fundit, nga duoja nga Vjena ka bërë jehonë të veçantë.
Në sezonin e ardhshëm, Duo Ariadita do të dëgjohet përsëri në festivale të ndryshme në Gjermani dhe jashtë saj, përfshirë Diabelli Sommer në Mattsee / Austri, Chopin Fest në Prishtinë, koncerte në Francë, Gjermani dhe Zvicër.
Në Solothurn Ariadita do të performojë vepra nga Mozart / Grieg, Smetana, Debussy / Saint Säens dhe Rachmaninov, në dy piano të mëdha dhe katër duar.
Koncerti jepet më 31 tetor, duke filluar nga ora 17, në Konzertsaal Solothurn (Grosser Konzertsaal)
Untere Steingrubenstrasse 1, 4500 Solothurn
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit18 Tetor 2021
- Ora17:00
- Data e përfundimit31 Tetor 2021 - 17:00
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













