Bota
A duhet të kenë refugjatët të drejtë për bashkëvendosje në strehimoret e tyre?
Ndërkohë që refugjatëve u kërkohet të integrohen, një parim bazë demokratik si e drejta e bashkëvendosjes u mohohet shpesh atyre në strehimoret e azilit. Një projekt në Bonn kërkon ta ndryshojë këtë
„Qoftë në kopshte apo azile pleqsh, kudo ka rregullore të vendosura me ligj për të drejtën e bashkëvendosjes, por në ndihmën për refugjatët, jo”, konstaton prifti, Wolfgang Picken, që kishte idenë për projektin e prezantuar të enjten në Bonn. „Ne presim që refugjatët të mësojnë demokracinë, ndërkohë që ata jetojnë në një hapësirë, ku demokracia nuk vepron, mund të thuash.” Demokracia fillon me hapa të vegjël- të marrësh përgjegjësi, të përcaktosh përditshmërinë, të gjesh një zgjidhje përmes diskutimit, shkruan deutschewelle.de. Kjo do të testohet tani në 21 strehimoret e azilit në Bonn përmes këshillit të refugjatëve.
Rruga është qëllimi
Shumë gjëra ende nuk janë përcktuar: Se si duhet të formohen këto këshilla, nëse duhet të zgjidhen, nësa ka kuota për grupe të caktuara apo fe të caktuara. E paqartë është, se për çfarë do të vendosin to. Lothar Theodor Lemper, drejtori i fondacionit Otto-Benecke-Stiftung (OBS), thotë se edhe kjo ka vlerën e saj. “Madje edhe pyetja, se si do të jetë kjo strukturë është pjesë e procesit dhe e mundësisë që refugjatët të jenë pjesëmarrës. Ne nuk u vendosim ndonjë plan dhe u themi që duhet bërë kështu, por gjithçka përpnohet së bashku.”
Disa shembuj megjithatë përmenden: Këshilli i refugjatëve mund të jetë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e strehimores, mund të bashkëvendosë, se çfarë mobiljesh duhen, çfarë sportesh duhen praktikuar. Ai mund të planifikojë ekskursione apo festa të caktuara. Ai mund të japë konsulta për kujdesin ndaj fëmijëve, të rinjve apo të vendosë për kurset e përgatitjes për integrim në tregun e punës. „Jemi të hapur për atë që do të bëhet”, thotë prifti Picken. Për këtë këshillat kanë edhe një buxhet prej 310.000 eurosh.
Drejtuesi i projektit, Bernd Loschnig nga fondacioni „Otto Benecke” i krahason këshillat me përfaqësitë e nxënësve. Këto nuk mund të marrin vendime të detyrueshme, por në „fund të fundit nuk kanë pak influencë.” Shkëmbimi mes banorëve në strehimore fillimisht do të bëhet pa përkthyes, dhe do të zhvillohet më pas në gjermanishte të thjeshtë.
“Ata që janë të prekur bëhen pjesëmarrës”
Lemper thekson se me këtë arrihet që nga „një kulturë mirëseradhjeje të krijohet një kulturë përgjegjësie”. Për kryebashkiakun e Bonnit, Ashok Sridharan një objektiv është „që ata që janë të prekur të bëhen pjesëmarrës”. Bashkëvendosje për Sridharan do të thotë të diskutosh me të tjerët, të mësosh të pranosh mendimin e të tjerëve, të gjesh një konsesus. „Shumë nga ata që kanë ardhur tek ne nuk e njohin këtë në vendet e tyre.”
Ralf Kleindiek, sekretar shteti në Ministrinë e Familjes, Grave, Të Moshuarve dhe Rinisë thekson se në këtë proces duhet të mbështeten të gjithë, edhe ata që kanë lindur në Gjermani. „Ne e dimë që demokracia nuk trashëgohet, që ajo nuk lind vetvetiu, por që duhet të përftohet e të mësohet nga çdo gjeneratë.” Kjo ministri me 280.000 eurot që ofron jep gati 90% të buxhetit.
Po pse vjen ky projekt tani, kur të gjithë, edhe landi i Renanisë-Veriore Vestfalisë e njohin jetësimin e parimeve demokratike si pjesë të rëndësishme të integrimit? „Ka njolla gri”, thotë prifti Picken. Gjatë këtyre dy viteve të fundit në ndihmën ndaj refugjatëve, atij nuk i kishte rënë në sy kjo mungesë. „Kur e kuptuam, se nuk ka një bashkëvendosje të institucionalizuar, atëherë e pamë njëri-tjetrin të prekur në sy.”
„Ky është një deficit, kjo nuk diskutohet” thotë edhe Kleindiek. Në vitet 2015-2017 kishim një sërë sfidash të tjera, kështu disa gjara kanë mbetur mënjanë. Këtu bën pjesë edhe një bashkëjetesë me vetëvendosje dhe demokratike në strehimoret e refugjatëve. „Këtë duam ta organizojmë tani.” Tani po verifikohet, nëse ky projekt mund të vihet në jetë edhe në komuna të tjerë, thotë Picken. Megjithëse mund të ketë komuna, kur ky projekt nuk zhvillon ndonjë dinamikë, e rëndësishme është që ai të vazhdojë, thotë ai. Sepse demokracia nuk është një mjet pedagogjik, por „duhet të jetë e vetëkuptueshme në shoqërinë tonë.”
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














