Lifestyle
Dua Lipa do të performojë në “Brit Awards”
Dua Lipa do të performojë në ceremoninë e vitit 2018 të “Brit Awards”.
Ajo do të performojë më 21 shkurt në “O2” në Londër krahas, Sam Smithit, Stormzyt dhe Ed Sheeranit.
“Jam kaq i lumtur të konfirmoj një linjë këngëtarësh kaq të fortë britanikë si aktet e para për natën e madhe më 2018: Ed Sheeran ka pasur një vit të shkëlqyeshëm në gjithë botën dhe jemi të lumtur që do ta kemi këtu. Më pas kemi Sam Smithin që rikthehet në skenë pas një viti të suksesshëm me Albumin numër 1. Stormzy ka pasur vit fenomenal me albumin e tij dhe Dua Lipa ka qenë këngëtarja më e suksesshme e re britanike sivjet”, ka thënë Jason Iley, drejtor i “BRIT”, transmeton Albinfo.ch.
Sa i përket nominimeve për çmimet e “BRIT Awards”, ato do të zyrtarizohen më 13 janar.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













