Lifestyle
Dua Lipa, përfaqësuesja e shqiptarëve në botë
Këngëtarja Dua Lipa është shprehur edhe një herë se është me rrënjë nga Kosova dhe gjithmonë ka pasur mbështetjen e shqiptarëve nëpër botë
Njëra nga këngëtaret më të famshme shqiptare është Dua Lipa. Ajo ka lindur në Londër, por ka jetuar disa vite në Prishtinë.
Dua në një intervistë për revistën amerikane “Time”, ka thënë se është krenare që është nga Kosova dhe e dashuron shumë këtë vend. “Kam shkuar në Kosovë në moshën 11-vjeçare dhe kam jetuar aty katër vjet. Kjo më ka bërë që të kuptoj sa e dua këtë vend”, është shprehur Dua Lipa, përcjell albinfo.ch.
Ajo është edhe si përfaqësuese për shqiptarët nëpër botë. “Ndihem sikur e përfaqësoj Kosovë, sepse ata më kanë mbështetur gjithmonë. Jam i sigurt se kur kam publikuar këngën e parë ‘New Love’, shikimet e para kanë qenë nga Kosova dhe Shqipëria”.
Lipa ka shtuar se është shumë e kënaqur me përkrahjen që i kanë dhënë shqiptarët deri më tani.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë















